Vdiq shkrimtari dhe studiuesi i folklorit Nuhi Vinca

Sot ka vdekur, studiuesi i folklorit, shkrimtari dhe ish-punonjësi shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Nuhi Vinca.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur familjarja e tij, Ilire Vinca. Instituti Albanologjik i Prishtinës nesër organizon mbledhje komemorative.

”Mbledhja komemorative do të mbahet nesër, 11.07.2024, ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik.”, njoftoi sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Adil Olluri.

Ilire Vinca ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit, do të bëhet në varrezat e Prishtinës, (Arbëri) pas mbledhjes komemorative.

Back to top button