Vdiq stilistja Vivienne Westwood

Në moshën 81 vjeçare sot ka vdekur aizajnerja britanike e modës, Dame Vivienne Westwood.
Në një deklaratë në Twitter, shtëpia e saj e modës tha se Vivienne Westwood vdiq e rrethuar nga familja e saj në Clapham, në jug të Londrës.

Westwood bëri emër me stilet e saj të diskutueshme “punk” dhe “new wave” në vitet 1970 dhe vishte disa nga emrat më të mëdhenj të modës.
Bashkëshorti i saj dhe partneri krijues Andreas Kronthaler, ka folur pas vdekjes së saj.
“Vivienne do të vazhdojë të mbetet në zemrën time. Kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar”, ka thënë ai./21Media
Back to top button