Neymar: Ai iku por magjia e tij mbetet, Pele është përgjithmonë

Bota, veçanërisht ajo e futbollit është në zi sot për shkak të vdekjes së legjendës braziliane, Edson Arantes do Nascimento, i njohur ndryshe me emrin Pele.
Pele ka ndërruar sonte jetë në moshën 82 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë.
Bashkëkombësi i tij, Neymar ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke thënë se para Peles, 10 ishte veç një numër. Po ashtu, Neymar tha se para Peles, futbolli nuk ishte asgjë veçse një sport.
“Përpara Pele, 10 ishte vetëm një numër. E kam lexuar këtë frazë diku, në një moment të jetës sime. Por kjo fjali, e bukur, është e paplotë. Unë do të thosha përpara Peles, futbolli ishte vetëm një sport. Pele e ka ndryshuar atë. Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. Ai u dha zë të varfërve, zezakëve dhe veçanërisht, ai i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili e kanë ngritur statusin e tyre falë MRETIT! Ai iku, por magjia e tij mbetet, Pele është përgjithmonë”, shkruante Neymar në “Facebook”.

Back to top button