10 pasaportat më të fuqishme të vitit 2021

Henley & Partners, një konsulencë për planifikimin e vendbanimit dhe shtetësisë, ka renditur pasaportat botërore në bazë tremujore për lirinë e udhëtimit që ato lejojnë.
Pasaportat që janë rënditur të parat janë ato që lejojnë mbajtësin e tyre të hyjë në numrin më të madh të vendeve pa marrë vizë para mbërritjes.
Sipas raportit të fundit, Japonia zë vendin e parë për herë të katërt, duke i lejuar mbajtësit të kenë akses në 193 destinacione pa viza ose viza pas mbërritjes.
Singapori ndjek Japoninë, duke u rënditur në vendin e dytë me qasje pa viza në 192 destinacione. Një pasaportë e lëshuar në Gjermani ose Korenë e Jugut i lejon mbajtësit të hyjnë në 191 destinacione në të gjithë globin.
Në pjesën e poshtme të listës, Afganistani dhe Iraku mbajnë vendet e fundit me aftësinë më të ulët të udhëtimit pa viza./21Media
Japoni (193)
Singapor (192)
Koreja e Jugut, Gjermani (191)
Italia, Finlanda, Spanja dhe Luksemburgu (190)
Danimarkë, Austri (189)
Suedia, Franca, Portugalia, Hollanda dhe Irlanda (188)
Zvicra, SHBA, MB, Belgjika dhe Zelanda e Re (187)
Norvegjia, Greqia, Malta dhe Republika Çeke (186)
Kanada, Australi (185)
Hungaria (184)
 

Back to top button