Shkruhet historia në Premier Ligë, ky është lojtari më i mirë i muajit

Historia është shkruar sot në Premier Ligë, me zgjedhjen e lojtarit më të mirë të muajit.
Rasmus Hojlund është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premire Ligë, kështu duke u bërë danezi i parë në histori të kampionatit anglez që e fiton këtë çmim.
Asnjë lojtar nuk ishte i përfshirë në më shumë gola në Premier Ligë këtë muaj se Hojlund, i cili shënoi pesë gola dhe asistoi një.
Hojlund bëhet lojtari i dytë i Manchester United që e fiton çmimin në fjalë këtë sezon, pas Harry Maguire që e fitoi në muajin nëntor.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?