Vdiq veterani i UÇK-së

Shaban Drgaj, vdiq në moshën 59 vjeçare

Ka vdekur nga një sulm në zemër ish ushtari i UÇK-së, Shaban Drgaj. Ai u lind në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.

Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.

Back to top button