Parashikimi i motit në Shqipëri

Temperaturat do të pësojnë rënie

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta kanë dominuar në pjesën më të madhe të Shqipërisë por, më të dendura vranësirat janë paraqitur në zonat malore veriore duke rrezikuar shira lokale.

Sipas meteorologëve, pjesa e dytë e ditës ka mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie me 2 – 3 gradë Celsius si në vlerat minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri – veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Back to top button