Aksidentohet treni, 4 të vdekur

Treni po shkonte nga kryeqyteti në  Selanik

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë pasi që një tren pasagjerësh u përplas në Greqi.

Treni po shkonte nga Athina në qytetin e Selanikut. Ai u fut në një shtëpi aty pranë, por shkaku i aksidentit ende nuk është i njohur, tha një zyrtar i policisë, shkruan “Independent”.

Ndërsa, agjencia e lajmeve të Athinës njoftoi se rreth 100 pasagjerë ishin në bordin e trenit dhe se pesë karroca kishin dalë nga shinat.

Dymbëdhjetë kamionë të zjarrit u vendosën në zonë dhe një operacion shpëtimin ishin në vendin e ngjarjes./21Media

Back to top button