Vdiqën nga Covid-19 binjakët e njohur

Yjet franceze, binjakët Bogdanoff, kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në moshën 72 vjeçare.
Grichka Bogdanoff ishte në kujdesin intensiv, ku edhe ndërroi jetë, gjashtë ditë më vonë vdiq edhe i vëllai i tij, Igor Bogdanoff.
“Vdiqën nga Covid-19. Ata ishin të shtrirë në spitalin e njëjtë, Grichka vdiq gjashtë ditë më herët se Igor”, tha një i afërm i tyre për CNN, transmeton rtv21.tv
Të dy ishin në spital që nga 15 dhjetori, ndërkaq u infektuan me Covid-19 nëntorin e kaluar.
“Është shumë e vështirë ti shohësh dy burra që duan njëri tjetrin aq shumë, që ishin aq të lumtur, aq të mirë, aq origjinal, të ikin në këtë mënyrë”, tha De Lamaze.
Karriera e Bogdanoffs nisi në Francë kur ishin nikoqir të një show televiziv për shkencën.
De Lamaze tha se ata ishin shumë të interesuar për shkencën dhe kishin përgjigje për probleme të mëdha.
Binjakët, u bën të njohur edhe për shkak të ndërhyrjeve plastike që iu nënshtruan, duke e transformuar fytyrën e tyre./21Media


Back to top button