Koreja e Veriut lëshon ‘predhë të paidentifikuar’ në det

Koreja e Veriut ka gjuajtur një predhë e paidentifikuar në det, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
Roja bregdetare japoneze, e cila raportoi fillimisht lëshimin, tha se mund të ishte një raketë balistike, por ende nuk është dhënë asnjë konfirmim.
OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut nga testet e armëve balistike dhe bërthamore, transmeton rtv21.tv.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte nisja e parë e tillë e kryer nga Pheniani këtë vit.
“Inteligjenca e Koresë së Jugut dhe ajo amerikane po analizojnë nga afër për detaje të mëtejshme”, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut në një deklaratë.
Ministri japonez i mbrojtjes, Nobuo Kishi tha se raketa e dyshuar balistike kishte fluturuar rreth 500 km, sipas një raporti të Reuters, por sipas një eksperti, ende nuk ka asnjë mënyrë për ta konfirmuar këtë.
Në vitin 2017, Koreja e Veriut testoi Hwasong-15, një raketë që arriti kulmin në një lartësi të vlerësuar prej 4,500 km, duke i vendosur bazat ushtarake amerikane në ishullin e Paqësorit të Guam në distancë goditëse.
Kryeministri japonez Fumio Kishida e quajti lëshimin e fundit “shumë për të ardhur keq”, duke vënë në dukje testimin e përsëritur të raketave nga Koreja e Veriut që nga viti 2021.
Në vitin 2021, Koreja e Veriut vazhdoi avancimin e programit të saj të armëve, duke kryer atë që media shtetërore raportoi si testimin e një rakete të re hipersonike, si dhe të një rakete balistike dhe një raketë të re lundrimi me rreze të gjata.
Raketat balistike konsiderohen më kërcënuese se raketat e lundrimit, sepse ato mund të mbajnë ngarkesa më të fuqishme, kanë një rreze më të gjatë dhe mund të fluturojnë më shpejt./21Media

Back to top button