Vëllezërit nuk merren vesh për pronë, bëhen për spital

Një mosmarrëveshje pronësore ishte shkaku që vëllezërit nga Kamenica u bënë për spital.
Policia ka njoftuar se dy vëllezërit janë arrestuar pasi që të njëjtit, dyshohet ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrit pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme pronësore.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50 në Kamenicë.
Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button