Kaloni te përmbajtja kryesore

Liderët e BE-së mbajnë të enjten samit urgjent

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mbajnë nesër një samit urgjent në Bruksel për të diskutuar krizën Rusi-Ukrainë.
Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, kreu i Këshillit të BE-së, Charles Michel, shkruan: “Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive”, raporton BBC.
Ai thotë se “veprimet agresive” të Rusisë kanë shkelur “të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, përcjellë rtv21.tv
“Ata gjithashtu minojnë rendin evropian të sigurisë. Përdorimi i forcës dhe detyrimi për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të”, theksoi Michel./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button