Vela: Grupet kriminale në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Blerim Vela, shef i zyrës së Presidentes Vjosa Osmani, tha e se grupet ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës po përpiqen për të detyruar pjesëmarrjen e lartë të serbëve vendas në tubimin e Vuçiqit të 26 majit në Beograd.
“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime.”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media
📍ordered institutions to review all leave granted to workers on health ground & all health facilities are warned not to approve such leave
📍forced all bakeries to prepare food packages for people traveling to Belgrade
📍forced all printing houses to prepare rallying materials— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 17, 2023