Vela: Vuçiq vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin me përfaqësues të serbëve të Kosovës të mbajtur sot në Rashkë.

Vela ka thënë se Vuçiq vazhdon të përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”- ka shkruar Vela në Twitter.

Vuçiq në takim me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes zgjedhjeve po mundohet ta pengojë formimin e Asociacionit.

Vuçiq ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në vendimin për të mos dalë në zgjedhje më 23 prill në katër komunat veriore./21Media

Back to top button