Veliu emëroi zëvendësministrat e MPB-së në cilësinë e koordinatorëve nacionalë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot ka emëruar në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendësministrat e MPB-së për strategjitë e përcaktuara.

Për detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional kundër krimit të organizuar, koordinatorit nacional për parandalimin e krimit dhe koordinatorit nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve është autorizuar zëvendësministri i MPB-së, Agron Bacaj.

Po ashtu, ministri Veliu ka emëroi zëvendësministrin Zafir Berisha, të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike dhe të koordinatorit nacional për menaxhimin e emergjencave.

Ndërsa, zëvendësministri Milan Radojeviq është emëruar koordinator nacional kundër narkotikëve, koordinator nacional për siguri në bashkësi dhe koordinator nacional kundër trafikimit me njerëz.

Zëvendësministri Yildiray Bajram, siç ka informuar MPB,  është autorizuar nga ministri Veliu që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për menaxhim të integruar të kufirit dhe koordinatorit nacional për ri-integrim dhe riatdhesim të personave si dhe të koordinatorit nacional për migrim.

Back to top button