Nuk ka vendim për mësim gjatë gjithë ditës, kurba e rasteve me Covid-19 përsëri në rritje

 

Pas më shumë se një muaji linja epidemiologjike të rasteve pozitive përsëri në rritje. Gjatë 4 ditëve të fundit përqindja është mbi 10% raste pozitive nga testet e bëra, ndërsa dje kishim rritje deri në 13%.

“Gjatë ditëve të fundit është rritur përqindja e rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra, kjo ka ndodhur tre ditët e fundit, kishim trend të uljes prej 10%, arritëm deri në 6.5%, ndërsa tani është rreth 8%”, deklaroi, Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Filipçe shtoi se ajo që nuk duhet të ndodh në periudhën e ardhshme është të mos ketë spitale të stërmbushura. Analiza është në vijim, pas përfundimit do të dihet cilat janë arsyet dhe a do të ketë nevojë për të ndërmarrë masa shtesë.

Komisioni për sëmundje infektive më takimin e mëngjesit nuk solli vendim për mësimin ditor për fëmijët me prezencë fizike që duhet të fillojnë të shkojnë në shkollë nga 1 tetori.

Nga Komisioni kërkuan informacione të sakta nga MASH sa fëmijë në një klasë do të shfrytëzojnë qëndrim ditor që të mund të përgatitin protokolle adekuate.

Në fillim Komisioni nuk rekomandoi mësim ditor, por ky problem u hap pas reagimit të një numri të madh të prindërve në lidhje me atë se kush do të kujdeset për fëmijët kur që të dy prindërit janë në punë ndërsa orët zgjasin nga 2 deri në 4 orë dhe do të duhet që më së voni në mesditë dikush t’i marr fëmijët nga shkolla, raporton TV21./21Media

Back to top button