Veliu në Pejë: Situata me pandeminë po menaxhohet mirë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka vizituar sot komunën e Pejës, siç tha ai, për t’u njoftuar nga afër rreth situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19.

Ai u shpreh i kënaqur me punën e policisë dhe inspektoratit komunal sa i përket zbatimit të masave të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Sipas Veliut, situata me pandeminë po menaxhohet mire në përgjithësi.

“Diskutuam për çështje që janë të përbashkëta sa i takon funksionimit të institucioneve qendrore e lokale. E diskutuam situatën e krijuar me pandeminë dhe pas vendimit të qeverisë për ngritjen e planit të veprimit kombëtar, grupi për menaxhimin e incidenteve është mbledhur dhe ka marrë disa vendime ndër të cilat është edhe mobilizimi i të gjitha shtabeve komunale dhe ngritja e nivelit të tyre. Po menaxhojmë mirë me situatën ne përgjithësi, u informova drejtpërdrejtë nga kryetari për situatën, jam i kënaqur me angazhimin e institucioneve lokale dhe mbështetjen që po e bën policia dhe inspektorati për zbatim të masave”, tha Veliu.

Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, njoftoi ministrin e Brendshëm rreth ballafaqimit me COVID-19, ku takuan edhe shtabin emergjent komunal.

“E informuam për gjendjen komunës së Pejës dhe ballafaqimin që e kemi me COVID-19, për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në mes te Komunës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Muhaxheri.

Më pas, Agim Veliu ka vizituar edhe Stacionin Policor në Pejë

Back to top button