Veliu nuk tregon nëse Osmani e Bulliqi janë pjesë e listës së LDK

Veliu nuk është përgjigjur nëse Osmani e Bulliqi janë pjesë e listës për deputetë

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin.

Veliu ka thënë se lista është miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe se pas konsultave të kryetarit të partisë me kryesinë, kjo do të bëhet publike. Ai ka thënë se në listë janë ish deputetët, por nuk ka pranuar t’u përgjigjet gazetarëve me emra të pyetur për Bulliqin, Osmanin dhe Salihajn.

Back to top button