Vëllezërit u rrahën për pronë

Policia ka bërë të ditur se dje në mëngjes dy vëllezër nga Prizreni janë rrahur mes vete për arsye pronësore.
”Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë vëllezër, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor./21Media

Back to top button