Vëllimi i parë i “Frankenstein” shitet në ankand për një shifër shumë të lartë
Vëllimi i parë i librit të botuar nga Mary Shelley “Frankenstein”, është shitur në ankand për një shifër prej 1.17 milionë dollarë.
Fine Books Magazine raporton se ky është rekordi botëror për një libër të printuar për herë të parë nga një grua.
Mendohej se shifra maksimale që do arrihej ishte $200.000 apo deri në $300.00.
Për herë të parë “Frankenstein” ishte publikuar më 1 janar, 1818 me vetëm 500 kopje në total dhe ky libër mësohet se i është kushtuar babait të Mary./21Media
