Vëmendje, Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të ri rreth konvertimit të patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Gjermani, njofton se , ka filluar procesi i konvertimit të patentë shoferëve në të gjitha landet gjermane.
“Andaj, me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, dëshirojmë t`ju informojmë se, gjashtë misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (përkatësisht në Berlin, në Düsseldorf, në Frankfurt, në Hamburg, në München dhe në Stuttgart), kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, konkretisht lëshimin e vërtetimeve përmes së cilëve vërtetohet marrja e patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ambasadës.

Më 6 prill të këtij viti hyri në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Gjermani, e nënshkruar nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale për Transport dhe Digjitalizim të Gjermanisë./21Media

Back to top button