Pushtimi rus i Ukrainës, të paktën 186 fëmijë të vrarë

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në Telegram.

Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, thotë Ukraina.

Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet – 87 janë shkatërruar plotësisht.

Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas – rreth 4.8 milionë – janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus./21Media

Back to top button