Vendet arabe vazhdojnë sanksionet ndaj Katarit

Katë r vende arabe kanë vazhduar sanksionet

Katër shtete arabe, Arabia Saudite, Emiratet, Egjipti dhe Bahreini, do të vazhdojnë sanksionet e tyre ndaj Katarit për aq kohë sa Katari nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Në një deklaratë të përbashkët, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini njoftuan se do të monitorojnë nga afër sjelljen e Katarit, raporton Reuters.

SHBA-të dhe Katari njoftuan sot për arritjen e një marrëveshje dypalëshe për të luftuar kundër financimit të terrorizmit.

Njoftimi u bë nga ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohammed ben Abderrahmane Al-Thani dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili zhvilloi një vizitë në Doha në kuadër të një ndërmjetësimi në krizën mes Katarit dhe Arabisë Saudite dhe aleatëve.

Back to top button