Vendet e BE-së dhurojnë gjeneratorë për të ndihmuar Ukrainën të kalojë dimrin

Një numër vendesh të Bashkimit Evropian thanë se do t’i dhurojnë gjeneratorë Ukrainës për të ndihmuar vendin të ketë ngrohje për dimër.
Franca ka njoftuar se do të dërgojë 100 gjeneratorë me fuqi të lartë në Ukrainë “pasi Rusia dëshiron ta bëjë dimrin një armë lufte”, shkroi të premten ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna .
“Sulmet kundër infrastrukturës civile janë krime lufte”, shtoi ajo.
Kryetari i Bashkisë së Pragës Zdeněk Hřib njoftoi se Republika Çeke do të dhurojë gjithashtu gjeneratorë të energjisë në Ukrainë.
Hřib tha se paketa do të përfshijë 626 ngrohës, me 400 për Kiev dhe 226 për Mykolaiv, së bashku me pajisje të tjera.
Ambasadori i Letonisë në Ukrainë, Oleksandr Mishchenko, njoftoi në “Facebook” se kryeqyteti i Rigës kishte bashkëpunuar me një bamirësi për të dhuruar 84 gjeneratorë të energjisë.
Premtimet e reja vijnë pasi BE-ja nisi të mërkurën nismën e saj “Gjeneruesit e Shpresës”, ku një rrjet prej më shumë se 200 qytetesh të mëdha evropiane synon të sigurojë energji për objektet thelbësore në Ukrainë.
Një sulm raketor rus i dha një goditje tjetër infrastrukturës elektrike të Kievit në fillim të kësaj jave, megjithëse një zyrtar energjetik shprehu optimizëm të premten se nivelet normale të energjisë do të rivendoseshin së shpejti./21Media

Back to top button