Përfundon pjesa e parë mes Anglisë e Amerikës

(Lajm i përditësuar)
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Amerikës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Anglia dhe Amerika ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin, ku po barazojnë 0:0.
Gjatë pjesës së parë, Anglia regjistroi pesë tentime për gol por që vetëm një ishte drejt portës, në krahasim prej Amerikës që regjistroi gjashtë tentime për gol, ku vetëm një ishte drejt kuadratit të portës.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.
Filloi ndeshja mes Anglisë e Amerikës
Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e përballjes tejet interesante mes Anglisë dhe Kombëtares së Amerikës, ndeshje kjo e fundit për programin e sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Anglia e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në këtë Botëror, duke e shkatërruar Iranin 6:2, dhe do të synojë ta vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe sot kundër Amerikës.
Në anën tjetër, Amerika e hapi Botërorin “Katar 2022” duke barazuar 1:1 me Kombëtaren e Uellsit.

Back to top button