Vendet e goditura nga tornado duken si “zona lufte”

 
Një tornado ka përfshirë disa fshatra në Çeki, duke lënë të vdekur pesë persona dhe më shumë se 150 të tjerë të lënduar.
Stuhia shkatërroi çatitë e ndërtesave në zonat jug-lindore Breclav dhe Hodonin, duke shkulur pemët dhe duke përmbysur makinat. Erërat me të paktën 219 km/h u regjistruan dhe zonat më të goditura u tha se dukeshin si një zonë lufte, transmeton rtv21.tv.
U raportua breshër me madhësinë e topave të tenisit dhe zyrtarët lokalë thanë se një varg fshatrash kishin pësuar dëme të konsiderueshme.
Qeveria tha se rreth 1000 shtëpi ishin prekur dhe autoritetet lokale po punonin për të siguruar strehim për njerëzit, çatitë e të cilëve janë shkatërruar./21Media
Imazhet e shkatërrimit:



Back to top button