Gjendet një trup në avionin që ishte Sala

Një trup është parë në rrënojat e avionit

Operacioni i kërkimeve për gjetjen e aeroplanit, me të cilin kishte udhëtuar Emiliano Sala ka hyrë në fazat e fundit.

Fillimisht u gjend avioni i rënë, ndërsa së fundi raportohet se është gjendur edhe një trup.

Një trup është parë në rrënojat e avionit që mbante futbollistin e humbur, Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson”, konfirmon Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore.

Ende nuk dihet nëse trupi i gjetur është i futbollistit apo i pilotit. Emiliano Sala dhe piloti i avionit ishin zhdukur me 22 janar.

Back to top button