Vendi me më shumë vdekje sesa lindje
Koreja e Jugut regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020 për herë të parë ndonjëherë, duke ngritur alarm të ri në vendin që tashmë ka normën më të ulët të lindjeve në botë.
Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar, me 10% më pak se në vitin 2019. Rreth 307,764 njerëz vdiqën.
Shifrat e shtynë ministrinë e brendshme të kërkojë “ndryshime thelbësore” në politikat e saj, transmeton rtv21.tv.
Përveç presionit të shtuar mbi shpenzimet publike ndërsa kërkesa për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe pensionet rriten, një rënie e popullsisë së të rinjve gjithashtu çon në mungesa të fuqisë punëtore që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi.
Muajin e kaluar, Presidenti Moon Jae-in nisi disa politika që synojnë adresimin e nivelit të ulët të lindjeve, përfshirë stimujt e parave për familjet.
Sipas skemës, që nga viti 2022, çdo fëmijë i lindur do të marrë një bonus parash prej 2 milionë uosh ose 1,850 dollarë për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve para lindjes, përveç një pagese mujore derisa foshnja të mbushë një vjeç. Nxitja do të rritet në 500,000 uosh çdo muaj nga viti 2025.
Kryesisht, kjo ndodh sepse në Korenë e Jugut, gratë luftojnë për të arritur një ekuilibër midis punës dhe kërkesave të tjera të jetës./21Media