Rreth 8 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

234 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar 24 orët e fundit në Kosovë.

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 e deri më tash numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar edhe për vdekjen e katër personave shkak i infektimit me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste.

Ndërkohë që në vend janë 7.986 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button