Ndërpret grevën e urisë dhe dorëhiqet nga QKUK infermieri Enilrat Duraku

 

Infermieri Enilrat Duraku ka ndërprerë grevën e urisë gati një mujore dhe ka dhënë dorëheqje nga vendi i tij i punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai këtë e ka njoftuar përmes një statusi në Facebook. Duraku ka treguar se ka rënë në peshë për 18 kilogram

“DORËHEQJE NGA VENDI I PUNËS NË QKUK
Miërpo in shaa Allah këtu jam ende o gjallë, mejse me 66kg nga 84 sa kisha para greve.
Nga sonte e ndërprej grevën pasi që nuk ka qëllim më, ndërsa ju nuk më përkrahët asnjë.
Ma bëni halall, mirëpo ju duket se je i të knaqur me trajtimin që infermierit po i bëhet.
Për ata që kanë pasur respekt edhe i kam respektuar, çdo të mirë në jetë, ndërsa për të tjerët Lus Allahun e Madhërishëm që parat që i marrin në emër të edukimit të infermierit, Ai e di se çka vepron. “, ka shkruar ndër tjerash ai në Facebook.

Enilrat Duraku kishte hyrë në grevë urie plotësimin e kërkesave të tij për rritjen e pagesë, së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe fundjavave si dhe pagesën për rrezikshmëri në vendin e punës.

“Sa për shokë, 21 vitë nuk kisha pas as edhe një duket.Ne vuajm për bukën e gojës dikush del jashtë vendi për pushim, këtu lë këlyshërit, ndërsa kishe brengosem para mediave kinse infermieri është lodhur, e ata të shkretë prap në punë si natën 18€, si vikendeve 18€ si festave, njejtë.Shihemi pas zgjedhjeve.Ju i meritoni, infermieri meriton :
1. Pagesën e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,
2. Pagesën e orëve shtesë dhe punën gjatë vikendeve,me gjithë respektin për mjekun dhe punën e tij, gjatë vikendi paguhet 1000% më tepër se infermieri, kjo nuk do thotë që nuk i meriton mirëpo infermieri 18€ !!!
3. Pagesën e rrezikshmërisë,
4. Trajtimin si njeri e jo skllav
Këto do të realizohen, ky është premtim in shaa Allah.
Edhe një informatë ministri sa për fushatë në mes të tjerëve ka dërguar propozimin për pranimin e 240 infermierëve.
Enlirat K. Duraku
Kandidat politik”, ka përfunduar Duraku.

Kujtojmë se i njëjti gjatë grevës ishte shtrirë në Klinikën Emerjgnete për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore./21Media

Back to top button