Vendi që feston i pari Vitin e Ri

Njerëzit në mbarë botën kanë filluar t’i thonë lamtumirë 2021-ës dhe të mirëpresin 2022-shin.
Ishulli i Paqësorit Tonga është vendi i parë që ka kaluar në vitin 2022, në orën 10:00 me kohë tonë lokale më 31 dhjetor, transmeton rtv21.tv.
Edhe pse numërimi i madh mbrapsht ndodh pak para mesnatës kudo në botë, zona kohore në të cilën jeton njeriu përcakton se në cliën sekuencë shtrihen.
Australia dhe vendet në Azi janë disa nga të parat që festojnë vitin e ri dhe shumë prej tyre kanë traditat e tyre unike.
Pas udhëtimit nëpër botë, Viti i Ri përfundimisht vjen në rrethin e plotë. Vendet e fundit që i thonë lamtumirë 2021 do të jenë ishujt e vegjël periferikë të SHBA.
Ishulli Baker do të bëhet vendi i fundit në Tokë që do të hyjë në vitin 2022 në orën 7 pasdite më 1 janar./21Media

Back to top button