Vendimi i BQK-së, Escobar: Këtu është një komunitet që përnjëmend janë duke vuajtur

(Lajm i përditësuar)


Vendimi i BQK-së, Escobar: Këtu është një komunitet që përnjëmend janë duke vuajtur

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe me të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë.

Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se po kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës.

“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar storiet nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasë vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto storie dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që përnjëmend janë duke vuajtur. Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme”, tha Escobar në një prononcim për mediumin lokal në gjuhën serbe “Radio Gorazhdevac” .


Përfundon vizita e Escobarit në Manastirin e Deçanit

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka përfunduar vizitën e tij në Manastirin e Deçanit.

Escobar gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.


Escobar viziton Manastirin e Deçanit

Vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka shkuar atje për vizitë.

Ekipi i RTV21 po qëndron atje ku ka parë veturat zyrtare të Ambasadës së Amerikës në oborrin e manastirit./21Media

v

Back to top button