Haradinaj: Kurti t’i kthehet planit franko-gjerman
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të fokusohet në zbatimin e planit franko-gjerman.
“Ajo është shprehja e popullit edhe fik edhe korit po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodh dje Kurti të rikthehet në planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Kjo Qeveri po i harxhon krejt kartat”, u shpreh Haradinaj
Haradinaj ka potencuar se Qeveria po e kthen vendin prapa me menaxhimin e situatave dhe komunikimin me SHBA-në.