Vendimi për Potter dhe të fundit sa i përket transferimeve te Chelsea

Skuadra e Chelseat momentalisht është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, ku në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, ndërsa ka regjistruar tri humbje dhe një barazim.
Si pasojë e këtij bilanci negativ të rezultateve, kanë filluar të qarkullojnë spekulime se pozita e Graham Potter si trajner te Chelsea është në rrezik.
Tani, gazetari dhe eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar të rejat rreth pozicionit të bordit të Chelseat për Potter, si dhe spekulimet e fundit sa i përket transferimeve.
Sipas Romanos, Chelsea ende beson në Potter dhe dëshiron të vazhdojë me të në krye të skuadrës, si dhe do të investojë në klub për tu siguruar që trajneri anglez do ta ndryshojë situatën aktuale në klub.
Po ashtu, Romano e konfirmoi se Chelsea po kërkon që ta përforcojë fazën e sulmit, ku po synon Marcus Thuram të Borussia Monchengladbach, ndërsa francezi nuk do të jetë opsioni i vetëm për këtë repart.
Sa i përket mesfushës, krerët e Chelseat e vlerësojnë lartë yllin e Brightonit, Moises Caicedo, me të cilin kishte punuar Graham Potter gjatë kohës së tij te “Pulëbardhat”.

Back to top button