Vendosen “njoftime” në gjitha pikat kufitare që çojnë në Serbi nga Kosova

Që nga mëngjesi i sotëm, në të gjitha pikat e kontrollit në vendkalimet nga Kosova në Serbi janë vendosur njoftime se përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës është i mundur vetëm për arsye praktike, për hir të lirisë së lëvizjes, dhe se kjo nuk mund të interpretohet si “njohje e pavarësisë”, raporton RTS.
Ky “njoftim” është vendosur në gjuhën serbe dhe angleze.
Në marrëveshjen e arritur për dokumentet, Serbia ka vendosur të njohë letërnjoftimet e Kosovës dhe të mos lëshojë më dokumente hyrje/dalje, siç ka lëshuar me vjet.
Marrëveshja është arritur më 27 gusht./21Media

 

Back to top button