Vendoset busti i Anton Çetës në Klinë

 

Për nderë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, në qendër të qytetit të Klinës është bërë zbulimi i bustit të atdhetarit e pajtimtarit, profesor Anton Çetës.

Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i cili ka shkruar se komuna e Klinës e ka bërë një organizim të tillë në bashkpunim me Asociacionin Forumi i Intelektualëve ”Luigj Gurakuqi” dhe Këshillin e Donatorëve nga Diaspora- Zvicër.

”Në këtë kohë, kur pushtuesi serb kishte filluar marrjen e masave represive, atdhetarët shqiptarë filluan ngritjen e vetëdijes kombëtare. Pikërisht kur pushtuesi synonte të na përçante e të na sundonte, Anton Çeta e atdhetarët tjerë, filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke trasuar rrugën e bashkimit kundër armikut shekullor, lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 31 vite pas kësaj ngjarje që bashkoi popullin shqiptar e dha një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe në ngjarjet e mëvonshme, Anton Çeta po na bashkon prapë në Klinë”, ka shkruar Elezaj në facebook.

Anton Çeta njihej si intelektual i ndritur, mbledhës i shquar i folklorit, shkrimtar i njohur e pajtues i palodhur të gjaqeve./21Media

VENDOSET BUSTI I ATDHETARIT E PAJTIMTARIT, PROFESOR ANTON ÇETËS NË KLINË

Nën organizimin e Komunës së Klinës,…

Posted by Prof. Dr. Zenun Elezaj on Saturday, May 1, 2021

Back to top button