Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 102 janë plagosur si pasojë e një stuhie që ka goditur lindjen e Kinës, të premten në mbrëmje.

Viktimat kanë vdekur qoftë nga era e madhe që i ka hedhur në Lumin Yangtze, apo janë goditur nga drunjtë që janë rrëzuar në tokë.

Njëmbëdhjetë persona tjerë kanë qenë në një anije të peshkatarëve.

Dy prej tyre kanë shpëtuar, mirëpo nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

Mediat lokale kanë raportuar se gurë të mëdhenj kanë rënë nga qyteti bregdetar Nantong.

Disa pamje të publikuara nëpër rrjetet sociale kanë treguar sesi erërat e mëdha kanë dëmtuar qytetin.

Nantong është qytet në juglindje të Kinës me tetë milionë banorë.

Më shumë se 3,000 banorë janë detyruar të evakuohen, si pasojë e stuhisë.