Veprimi i Elvis Naçit për 11 vjetorin e Pavarësisë

Elvis Naçi ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e shtetësisë

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shumë emra të njohur të të gjitha fushave kanë uruar qytetarët e Kosovës për 11 vjetorin e shtetësisë.

Politikanë, këngëtarë, modele, moderatorë, aktorë, futbollistë, dhe jo vetëm kanë thurur fjalët më të mira për ditëlindjen e Kosovës, shkruan rtv21.tv

Ata kanë hedhur imazhe të bukura nga vende të ndryshme të vendit dhe të figurave emblematike të Kosovës.

Një ndër emrat që ka uruar për 11 vjetorin e Pavarësisë është edhe humanisti i njohur shqiptar, Elvis Naçi.

Humanisti së bashku me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën dje ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë lutje te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe kanë vizituar kullën e Jasharajve.

Kjo shihet nga disa imazhe që humanisti i shqiptarëve i ka hedhur në faqen zyrtare në instagram “Shqiptarëtpërshqiptarët”.

“Gezuar pavarsinë Kosova jonë e dashur”, ka shkruar Naçi krahas imazheve nga Prekazi.

 

Kosova është shpallur shtet i pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e ka lexuar ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë është miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

Back to top button