“Vera Andrron Detin” premierë në Festivalin ndërkombëtar të Filmit ‘Mannheim-Heidelberg’

“Vera Andrron Detin” po shënon sukses pas suksesi.
Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit do të jepet premierë nesër në Gjermani, në Festivalin ndërkombëtar të Filmit “Mannheim-Heidelberg”.
Ky Festival do shënojë edicionin e 70-të të tij. Pjesëmarrëse në këtë eveniment do të jenë Kaltrina Krasniqi, Doruntina Basha dhe Teuta Ajdini – Jegeni.
E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./21Media
 

Back to top button