Vera më interesante për Yll Limanin

Këngëtari Yll Limani po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore, shkruan rtv21.tv

”Kaje” titullohet kënga e fundit që e solli muajin e kaluar në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, këngë kjo që po pëlqehet shumë nga publiku këtë po e dëshmojnë edhe klikimet në Youtube. ”Kaje” në Youtube numëron mbi 6 milionë klikime.

Por, duket se Ylli këtë verë nuk e ka ndërmend të ndalet. Kështu së paku la të kuptohet mbishkrimi që e la në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram.

”S’munet me pas verë ma interesante”, ka shkruar Ylli./21Media

Back to top button