Arrestohen dy persona të moshës 19 dhe 20, grabitën me dhunë 81-vjeçarin në Gjilan

Një djalë i moshës 20 dhe një vajzë e moshës 19 janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për grabitjen në shtëpinë  e viktimës 81-vjeçar, mëngjesin e hershëm të së dielës.

Sipas njoftimit të policisë, 19-vjeçarja ka qenë e angazhuar për t’u kujdesur për viktimën e moshuar.

Dyshja bashkë me një person të tretë sulmuan viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas duke ia vjedhur dy telefona dhe para në vlerë 70 euro.

Viktima i lënduar ishte gjetur nga fqinjët e tij dhe me urgjencë ishte dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Hetuesit policor nga Stacioni Policor i Gjilanit pas një pune mirë të organizuar dhe informatave të pranuara përmes rrugëve operative kanë arrit sot me datë: 10 korrik 2023 që ti lokalizojnë dhe rrjedhimisht ti arrestojnë dy të dyshuar shtetas të Kosovës një burrë (2003) dhe një grua (2004), ndërsa personi i tretë i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast i njohur për policinë është në kërkim”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button