Verë përvëluese, Aliu për RTV21 tregon temperaturat që na presin

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për portalin rtv21.tv ka treguar se temperaturat maksimale gjatë verës parashihen të regjistrohen në intervalet 37-40 gradë Celsius.
“Sipas parashikimeve afatgjata që dijnë të jenë edhe relative, vera e 2022 do të jetë me më shumë ditë dhe netë tropike. Muajt më të nxehtë si zakonisht do të jenë korriku dhe gushti, ku temperaturat maksimale parashihen të regjistrohen në intervalet 37-40 gradë Celsius”, ka thënë për rtv21.tv. koordinatori dhe Parashikues i Moti, Besim Aliu.
Në korrik të vitit 2007 ishin regjistruar temperaturat maksimale në Kosovë me 39-40 gradë Celsius, por sipas Aliut ka pasur edhe vjet të tjera ku temperaturat maksimale kanë zgjatur me shumë ditë me vlera 37-38 gradë Celsius./21Media

Back to top button