Veriu me potencial për ri-eskalim

Pavarësisht një marrëveshjeje që ka arritur Kosova me BE-në ditë më parë për de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit, zyrtarët e tij nuk po shohin shumë rezultate në terren. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pasi takimit me Komisionin për Punë të Jashtme, kërkoi më shumë angazhim duke paralajmëruar pasoja negative.

“Pozicionimi ynë është mjaft i qartë, ne kemi një deklarim të përbashkët, të deklaruar nga përfaqësuesi ynë Borrell, në kuadër të 27 shteteve anëtare të BE-së, që nga 3 qershori. Kjo është për neve politikë e BE-së dhe e çdo shteti anëtar të BE-së. E përsëris, ky qëndrim i datës 3 qershor është mjaft i qartë. Ka kërkesa dhe pritje të caktuara dhe po ashtu është një qëndrim ku thuhet qartë se do ketë pasoja negative nëse këto kërkesa dhe pritje nuk respektohen”.

Marrëveshja në Bratislavë Kosovë-BE për kryeministrin Kurti është dëshmi se Qeveria ka treguar se është për uljen e tensioneve.

“Është bërë një dakordim mes Besnik Bislimit dhe Miroslav Lajcak në Bratislavë lidhur me atë se si duhet të zbatohet qëndrimi i 27 vendeve të BE-së…ne kemi një dakordim…ky darkordim duhet të zbatohet dhe kjo ka të bëjë me de-eskalimin…”

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Szunyog, qartësoi se BE-ja nuk ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, por masa të përkohshme dhe pezullimi i tyre, sipas tij, varët nga plotësimi i kërkesave që ka BE-ja.

“ne nuk po vendosim sanksione, por nëse e keni fjalën për masa, pozicioni ynë i konfirmuar nga shtetet anëtare që nga 3 qershori, por gjithashtu i konfirmuar nga Këshilli i Evropës, nga 3 qershori qëndron i njëjtë. Qëndrimi i 3 qershorit është çfarë po i udhëheq politikat tona. Mendoj se është dhënë një qëndrim tejet i qartë nga EULEX-i, dhe ne e mbështesim EULEX-in plotësisht”.

Kurti i kërkoi faktorit ndërkombëtar që fajtorin për ngritjen e tensioneve ta kërkojnë në Serbi. Sipas tij, ka gjasa që situata në veri të eskalojë sërish.

‘’ajo që na brengos neve tash është më shumë se de-eskalimi është potenciali i ri-eskalimit…por kjo nuk varet prej neve…ne nuk kontribuojmë për esklaim por adresa është Beogradi zyrtar…”

Bashkimi Evropian ka tri kërkesat për Kosovën dhe Serbinë për uljen e tensioneve në veri të vendit: de përshkallëzim të situatës, zgjedhje të reja në veri dhe kthim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Këto tri kërkesa janë mbështetur edhe nga SHBA-të./21Media

Back to top button