Arrestohet personi që keqtrajtoi qenin në Prishtinë

Të premten në Prishtinë është identifikuar dhe arrestuar personi që keqtrajtoi një qen.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar më datë 29 prill kishte publikuar disa incizime duke keqtrajtuar qenin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Derisa, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, ka paralajmëruar se të hënën do të mbajë proteste në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 12:00.

Back to top button