Zhduket një 16 vjeçare në Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçare në Ferizaj është zhdukur.

Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga 1 maji.

Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës./21Media

Back to top button