Vërshimet në Gjakovë: U evakuan nëntë familje me 80 anëtarë (Video)

U përmbyt edhe spitali, ndërhynë zjarrfikësit me barkë shpëtimi
Vërshime të mëdha pas shiut të rrëmbyeshëm në komunën e Gjakovës. U evakuan nëntë familje me së paku 80 anëtarë, të cilët u strehuan në një lokacion të sigurtë, bëri të ditur Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Në Gjakovë u përmbyt edhe spitali. Ndërhynë zjarrfikësit me barkë shpëtimi.(E pergaditi-Valmire Hoti)./21Media

Back to top button