Vërshimet shkaktojnë rrëshqitje gurësh në disa rrugë, ftohet për kujdes në trafik

Pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrëmshme, në disa rrugë të vendit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj, rritje të rrezikut në trafik, njoftoi Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren për të pastruar rrugët ku pa pasur shembje të tilla.
“Në rrugën Pejë -Rugovë, në segmentin 1.5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, andaj luten pjesëmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar. Kujdes i shtuar duhet të jetë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore”, u bë e ditur në komunikatë.

Back to top button