Vërshimet në Poroj, Qeveria vendos për sanimin e dëmeve

Për sanimin e dëmeve janë formuar komisione

Në seancën e tretë me radhë Qeveria e Maqedonisë solli vendime për sanimin e dëmeve të shkaktuara në Poroj. Janë formuar komisione nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes, i cili në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komunën e Tetovës në ditët e ardhshme do të konstatojnë gjendjen në terren.

Qeveria gjithashtu ka vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim së bashku me Komunën e Tetovës menjëherë të fillojnë me pastrimin e rrugës së bllokuar.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se, është angazhuar Ministria e Bujqësisë që të fillojë procedurën për pranimin e kërkesave të bujqive për dëmshpërblim të të mbjellurave, të cilat janë shkatërruar nga vërshimet, shkruan TV21./21Media

Back to top button