Veseli: Buxheti i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re

Buxheti për vitin 2019 kap shumën prej 2.3 miliardë eurosh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se Buxheti për vitin 2019 prej 2.3 miliardë eurosh, i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re, ekonomisë e ndermarrësisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, sportit, kulturës e inovacionit.

“Edhe një vendim i rëndësishëm për vendin nga Kuvendi i Kosovës. Buxheti për vitin 2019 prej 2.3 miliardë eurosh, i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re, ekonomisë e ndermarrësisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, sportit, kulturës e inovacionit. Falemnderit të gjithë deputetëve. Urime të gjithë qytetarëve!” ka shkruar Veseli në Facebook.

Back to top button