Veseli: “Fillimi i Ri” është forcim i sovranitetit

Veseli tubim në shtime

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë fushatës elektorale në komunën e Shtimes premtoi zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.”Me ndërrmarrësi mund të krijohen vendet e punës. Do të përkrahën fermerët, do të rriten subvencionet, do të rriten grandet, do të rriten kapacitetet funksionale në sektorin e bujqësisë”, ka deklaruar Veseli.

Kreu i PDK-së Veseli tha se gruaja është shtylla e shtetit. “Do të fuqizohet gruaja në vendimarrje . Nuk mund të ndërtohet shteti pa përfaqësimin e grave në institucione dhe ndërmarrësi. Gjithashtu prioritet do të jenë të rinjtë. Duhet të përgatitet rinija për tregun e punës. Rinija e cila nuk është në punë do të përkrahet me trajnime që të përgatitet për punë. Me Fillimin e Ri do të fuqizohet sektori shqndetësor dhe i arsimit”, ka thënë ai. /21Media

Back to top button